Politike

Berisha: Më 6 dhjetor në Bulevard, nëse nuk na lënë, përgjigjen ia japim ditë tjetër Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha në konferencën e përjavshme për shtyp se opozita po përgatitet me 6 dhjetor për të protestuar në Bulevard.

Por nëse nuk ia lejon siguria? Berisha tha se nuk është ajo dita për përgjigje.

“Ne do zbatojmë Kushtetutën. Ne zbatojmë me përpikmëri Kushtetutën. Kemi shpallur protestën tonë në bulevard. Kushtetuta në autorizon të protestojmë në bulevard. Edi Rama kërkon përballje, ne do përpiqemi që ta shmangim atë ditë, por mund t’ia rezervojmë kur të dojë. Ne do bëjmë këtë. Nëse ai kërkon përballje, është puna e tij. Ai i bën llogaritë shumë gabim. Ai e ka kaluar vijën e kuqe. Populli opozitar po përgatitet mirë për t’i dhënë përgjigjen që meriton. Ai ka nevojë për të marrë mësimet e duhura, do marrë mësimet e duhura...”, tha ai. Më herët Berisha  tha se vendi i PD me 6 dhjetor është në rrugë.

“Pretendimi se mos na dëgjon bota se gëzojnë armiqtë, është koncept komunist.

Të bësh sikur gjithçka shkon mirë, është metodë komuniste. Propaganda e tij i shërben krimit të organizuar dhue krorupsioit sepse do të përdorë samitin për të maskuar këtë.

Diktatorët e botës përdorin të njëjtën gjuhë.

PD është forca më perëndimore e Shqipërisë dhe shqiptarëve. PD ka bërë më shumë se kushdo tjetër për integrimin e Shqipërisë në institucionet perëndimore. PD është forca e parë që kërkoi futjen e Shqipërisë në NATO, ajo kërkoi asociimin në BE që në vitin 1992 dhe nënshkroi më vonë këtë marrëveshje. Ajo hoqi vizat me BE. Ajo paraqiti kërkesën për kandidat në BE. PD ka votuar gjithmonë pro-Perëndimit.

Prandaj vendi i saj më 6 dhjetor është në rrugë dhe vetëm në protestë në mbrojtje të vlerave evropiane në Shqipëri”, tha ai.

Berisha tha se “do koordinohemi me opozitën e vendeve të tjera kundër Ballkanit të Hapur”

“Do koordinohemi me opozitën e vendeve të tjera për të groposur sa më shpejt Ballkanin e Hapur.

Ne jemi të përcaktuar përfundimisht vetëm për Procesin e Berlinit.

Nuk heq dorë Edi Rama se është vasal, nuk e ka në dorë veten.

E garantoj se nëse do të tentojë të mblidhet këtu, do ketë protestat më të fuqishme.

Edhe ata dy të tjerët i paralajmëroj, të mos vijnë në Shqipëri për Ballkanin e Hapur. Për marrëdhëniet bilaterale nuk kemi gjë, edhe pse Aleksandër Vuçic e ka vendin në Hagë", tha Berisha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë