Katar 2022

Bangladeshi çmendet pas Argjentinës, të gjithë në shesh më 5 të mëngjesit

Gazeta Si – Argjentina e Lionel Mesit në Botërorin e Katarit ka mbajtur zgjuar me miliona tifozë të saj në gjithë botën, në veçanti ata nga Bangladeshi.

Për ndeshjen e fundit ne grup me Poloninë, ku amerikano-jugorët fituan 2-0, mijëra tifozë nga Bangladeshi mbushën sheshin në kryeqytetin Daca, ku ishte vendosur edhe një ekran gjigant. Një turmë e pambarimtë tifozësh, edhe pse vërshëllima për fillimin e ndeshjes i takonte orës 5 të mëngjesit në këtë vend.

Asnjë problem, dashuria për Argentinën është e pakufijshme për popullin e Bangladeshet, që në 1986-ën u bashkua me kombin amerikano-jugor kundër një armiku të përbashkët, Anglisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë