Katar 2022

Shezni dhe basti me Mesin: 100 euro që nuk ta japin penalltinë!

Gazeta Si – Një bast në fushë gjatë ndeshjes Poloni-Argjentinë, në lidhje me penalltinë e Mesit. E ka zbuluar vetë protagonisti tjetër pas ndeshjes, porieri Vojcieh Shezni në një intervistë për televizionin norvegjez ‘TV2’.

Një bast, që ndoshta e nervozoi yllin argjentinas dhe ndihmoi portierin polak të priste penalltinë. “Folëm para penalltisë, – tha Shezni. – I thashë ‘vë bast 100 euro që arbitri nuk do të japë penallti’ kur ai pa VAR-in. Dhe e humba bastin me Mesin”.

Shezni pret penalltine e Mesit. Gazeta Si, 1 dhjetor 2022

Shezni më pas shpjegoi: “Nuk e di a lejohet kjo në Botëror, ndoshta mund të ndëshkohem. Por nuk më intereson dhe as do ta paguaj. Atij nuk i interesojnë 100 euro”.

Për kënaqësinë personale, portieri i Juventusit ka thënë: “Është bukur t’i presësh penalltinë atij që mendoj se është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave. Si portier, ndoshta është ndjenja më e mirë që mund të provosh dhe aq më shumë kur ndodh në një Kupë Bote. Është shumë bukur”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë