Katar 2022

Mesi: Jam i inatosur për penalltinë, tani fillon një tjetër Botëror

Gazeta Si – Lionel Mesi humbi një penallti gjatë ndeshjes me Poloninë, kur rezultati ishte 0-0. Një gabim që mund të kishte kosto të lartë, por Argjentina arriti të fitonte dhe të kualifikohej për në 1/8-at e Botërorit.

“Jam i inatosur për faktin që humba penalltinë, por skuadra reagoi me forcë pas gabimit tim, – tha Mesi pas ndeshjes. – E dinim shumë mirë se pas golit të parë ndeshja do të ndryshonte”.

Mesi pas humbjes se penalltise ndaj Polonise. Gazeta Si, 30 nentor 2022

Yli argjentinas nuk është dukur aspak euforik pas kalimit të grupit: “Duhet të jemi të qetë dhe të shohim ndeshje pas ndeshjeje. Tani fillon një tjetër Botëror dhe shpresojmë të vazhdojmë të fitojmë si sot.

Me Australinë do të jetë shumë e vështrirë. Kushdo mund të mundë këdo, është shumë i ekuilibruar ky Botëror. Duhet ta përgatisim ndeshjen e radhës në mënyrën më të mirë të mundshme, siç bëjmë gjithmonë”, – përfundoi Mesi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë