Katar 2022

Argjentina beson fort te Lautaro Martinez, Brazili humb një tjetër titullar

Gazeta Si – Po luhen ndeshjet e treta në grupet e Katar 2022, që do të përcaktojnë edhe 16 skuadrat që do të kalojnë në fazën tjetër. Deri tani e kanë siguruar një biletë për më tej Franca, Brazili, Portugalia, Anglia, Holanda, Senegali dhe SHBA-të.

Argjentina luan sot një ‘finale’ ndaj Polonisë. Duhet fitorja dhe trajneri Lionel Skaloni do t’i besojë sërish të njëjtëve lojtarë në sulm: Mesit, Di Marias dhe Lautaro Martinezit. Lojtari i Interit nuk ka mundur të shënojë në dy ndeshjet e para, por stafi teknik nuk heq dorë prej tij.

Mbape ka nje problem ne kavilje. Gazeta Si, 30 nentor 2022

Për sa u takon ndeshjeve të sotme, te Franca ka mundësi që të mos luajë ndaj Tunizisë Kilian Mbape. Ylli i kampionëve në fuqi të botës ka një problem në kavilje dhe trajneri Deshamp me shumë mundësi do ta kursejë.

Dëmtimet vazhdojnë të godasin Brazilin. Përveç Nejmarit dhe Danilos, të cilët munguan ndaj Zvicrës dhe me siguri do të mungojnë edhe ndaj Kamerunit, probleme ka edhe mbrojtësi i majtë, Aleks Sandro. Lojtari i Juventusit ka ndjerë shqetësime dhe trajneri Tite nuk do që të rrezikojë.

Aleks Sandro, mbrojtesi i Brazilit. Gazeta Si, 30 nentor 2022

Për ndeshjen e fundit në grup me Kamerunin, mesfushori Guimaraesh duket se do të luajë titullar, pasi preferohet para Paketës. Në sulm do të ketë një vend për Rodrigon.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë