Katar 2022

FIFA ndryshon mendje, ngjyrat ylber do lejohen në stadiumet e Botërorit

Gazeta Si – FIFA ka dhënë miratimin për përdorimin e të gjitha objekteve me ngjyrat ylber dhe banderolave në mbështetje të protestave në Iran në stadiumet e Botërorit, që po zhvillohet në Katar.

Gjatë javës së parë të kompeticionit më të rëndësishëm të futbollit, shtatë skuadra europiane e humbën betejën për të mbajtur në fushë shiritat shumëngjyrësh ‘One Love’. Disa tifozë gjithashtu janë ankuar për faktin se nuk janë lejuar të mbajnë në stadium ngjyrat ylber, simbol i të drejtave të komunitetit Lgbtq+.

Forcat e rendit shoqerojne nje tifoz me nje shirit ylber ne krah. Gazeta Si, 30 nentor 2022

Kjo ka ndodhur, sepse Katari është një vend islamik konservator, por tani situata ka ndryshuar. Me anë të një komunikate zyrtare, FIFA ka shpjeguar se është “në dijeni të disa incidenteve, ku objektet e lejuara nuk mund të ekspozoheshin në stadiume”.

Organi që drejton futbollin botëror pohon se ka marrë garanci nga autoritetet se në stadiume do të aplikohen “norma dhe rregollore të koordinuara për Kupën e Botës Katar 2022”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë