Katar 2022

Biden përshëndet fitoren ndaj Iranit: Ndeshje e madhe, sa shumë ju dua!

Gazeta Si – Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka folur me entuziazëm pas fitores së kombëtares amerikane të futbollit ndaj Iranit, që solli edhe kualifikimin e saj për në fazën tjetër të Botërorit të Katarit.

“Shtetet e Bashkuara një, Irani zero! Ndeshja përfundoi!”, – u shpreh Biden nga Miçigani, ku ndodhej për një event për iniciativat ekonomike të administratës.

Amerikanet festojne golin e Pulisiç ndaj Iranit. Gazeta Si, 30 nentor 2022

“Usa! Usa! Çfarë ndeshje e madhe. Kur fola me trajnerin dhe lojtarët, u thashë se ‘mund t’ia dilnin’. Dhe ia dolën. Sa shumë ju dua”, – shtoi më tej presidenti amerikan, duke iu referuar telefonatës përshëndetëse me skuadrën në prag të Botërorit.

SHBA-të fituan 1-0 ndaj Iranit dhe u renditën në vend të dytë në grup, duke u kualifikuar për në fazën e 1/8-ve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë