Gazeta Si – E preku apo nuk e preku Kristiano Ronaldo topin në rastin e golit të parë të Portugalisë ndaj Uruguajit? FIFA ia akordoi golin Bruno Fernandesit, autorit të krosit, pasi imazhet televizive tregonin se CR7 nuk e kishte devijuar topin, pavarësisht kërcimit dhe festës së tij për golin.
Konfirmimi përfundimtar vjen nga teknologjia, nga çipi i instaluar në Al Rihla, topat Adidas të përdorur në kompeticionin e Kupës së Botës. Sensori nuk ka dallur asnjë prekje në rastin e Ronaldos, pasi grafika është e drejtë në momentin që portugezi kërcen në ajër.

Si funksionon ky sistem inovativ? Shpjegimi vjen nga Adidas. Brenda topit të ri Al Rihla ka një sensor që gjurmon çdo moment të lojës. Ai është aq i ndjeshëm se dallon edhe prekjen e një gishti. Teknologjia e lidhur regjistron momentin ekzakt, në të cilin topi është prekur, me një precizion të lartë.
Është një element për zgjidhjen e episodeve të pozicionit jashtë loje, që bashkëvepron me telekamerat e vendosura brenda stadiumit. Sensori brenda topit është thelbësor për gjurmimin e çdo prekjeje në fushë dhe mund të regjistrojë momentin ekzakt të kalimit vendimtar.
Takimi me golin e 119-të me kombëtaren është shtyrë për CR7, që do ta tentojë atë me siguri në ndeshjen me Korenë e Jugut.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



