Katar 2022

Tite ngre në qiell Kasemiron: Jam dakord, mesfushori më i mirë në botë!

Gazeta Si – Trajneri i Brazilit, Tite, ka komentuar për ‘EFE’ fitoren e ngushtë të skuadrës së tij ndaj Zvicrës, 1-0, që mjaftoi për të kaluar në fazën e 1/8-ve të Katar 2022 një ndeshje para kohe.

"Është një fitore e gjithë grupit. Kualifikimi është zhvillim i procesit të këtyre katër viteve të fundit. Kasemiro mesfushori më i mirë në botë? Normalisht, e kam zakon të respektoj opinionet e të gjithëve dhe jo t’i komentoj, por sot do të bëj një përjashtim. Jam dakord.

Tite dhe Vinicius. Gazeta Si, 29 nëntor 2022

Ishte ndeshja e parë pa Nejmarin, natyrisht ai është një lojtar ndryshe nga të tjerët, që ka aftësinë të bëjë gjëra të befasishme. Na mungon kreativiteti i tij, por kemi lojtarë të tjerë me shumë dëshirë për të shfrytëzuar shansin e tyre në këtë kompeticion", - është shprehur Tite.

Ndeshjen e fundit në grup Brazili e luan me Kamerunin, ku pritet që të ketë më shumë hapësirë për lojtarët e stolit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë