Katar 2022

Dita e golave në Katar, ylli i Ajaksit i jep Ganës fitoren e parë

Gazeta Si – Një ditë e mbarë për spektaklin dhe golat në Botërorin e Katarit. Pas Kamerun-Serbi, ku u shënuan 6 gola, edhe në Ganë-Kore e Jugut pati gola me bollëk. Ndeshja përfundoi me fitoren e Ganës, 3-2. Plot 11 gola në 2 nga 4 ndeshjet që luhen sot është një shifër vërtet e lartë.

Gana ka marrë 3 pikët e para pas humbjes me Portugalinë në debutim, kurse Korea e Jugut mbetet në kuotën e 1 pikë, që e mori ndaj Uruguajit. Mohamed Kudus ishte njeriu i ndeshjes për ganezët.

Gana shenon ndaj Korese se Jugut. Gazeta Si, 28 nentor 2022

Ylli i Ajaksit realizoi dy nga tre golat e skuadrës së tij. Gana e mbylli pjesën e parë në avantazh të dyfishtë, 2-0, ku rezultati u zhbllokua nga mbrojtësi Salisu. Në pjesën e dytë koreanët barazuan me të njëjtin autor, Sung, por vetëm përkohësisht.

Kudus shënoi edhe golin e tretë për skuadrën afrikane, që rrit ndjeshëm shanset për kalimin e grupit. Për momentin kryesojnë Portugalia dhe Gana me nga 3 pikë, por portugezët kanë edhe ndeshjen e mbrëmjes kundër Uruguajit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë