Gazeta Si – Kroacia eliminon Kandanë nga Botërori i Katarit, duke i shkaktuar humbjen e dytë në po kaq ndeshje. Nënkampionët e botës fituan 4-1 dhe tani kryesojnë Grupin F bashkë me Marokun, me nga 4 pikë.
Kanadaja shënoi golin e parë në histori në Botëror pa u mushur ende dy minuta lojë, saktësisht pas 68 sekondash. Lojtari i Bajernit, Alfonso Devis, goditi rrufeshëm me kokë pas një krosi nga e djathta dhe mposhti Livakoviç.
Por ky gol nuk mjaftoi që Kanadaja të merrte pikë. Reagimi i Kroacisë ishte ai që duhej dhe solli përmbysjen që në pjesën e parë, pas golave të Kramariç dhe Livaja. Dy sulmuesit realizuan në harkun e 8 minutave.
Në pjesën e dytë ishte përsëri sulmuesi Kramariç që sigloi ‘trisin’ e kroatëve, duke prerë shpresat e kanadezëve për të marrë të paktën barazimin. Në kohën shtesë Majer shënoi edhe golin e 4-t për Kroacinë, duke certifikuar Kanadanë si skuadrën e dytë të eliminuar nga Botërori, pas Katarit vendës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.