Katar 2022

Papa Françesku ‘bekon’ Botërorin: Rast për paqe e harmoni mes kombeve

Gazeta Si – Kupa e Botës nuk mbetet jashtë vëmendjes të askujt. Për Botërorin që ka nisur prej pak ditësh në Katar ka folur edhe Papa Françesku, i cili njihet edhe si një dashamirës i sportit dhe i futbollit në veçanti.

“Dëshiroj t’u dërgoj përshëndetjet e mia lojtarëve, tifozëve dhe spektatorëve që po ndjekin nga kontinente të ndryshme Botërorin e futbollit që po luhet në Katar”, – tha Papa Françesku në fjalën e tij në sheshin San Pietro.

Papa Françesku. Gazeta Si, 23 nentoor 2022

“Ky event kaq i rëndësishëm mund të jetë rasti për takimin dhe harmoninë mes kombeve, duke favorizuar vëllazërinë dhe paqen mes popujve”, – shtoi ai më tej. Argjentina e nisi keq kampionatin botëror, duke u mundur në ndeshjen e parë nga Arabia Saudite.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë