Gazeta Si – Grupi F i Kupës së Botës 2022 në Katar, është hapur me një barazim pa gola (0-0) mes Marokut dhe Kroacisë.
Një ndeshje e ekuilibruar u zhvillua në stadiumin “Al-Bayt” në Al Khor: nënkampionët e botës kishin mundësinë të kalonin në epërsi me sulmuesin Vlasiç dhe me kapitenin 36-vjeçar Modriç, por portieri Bounou ka qenë vendimtar me pritjet e tij. Nga ana tjetër, skuadra e Regraguit ka përfituar nga shpejtësia e Hakimit, duke rrezikuar portën kroate.






Në fakt, skuadra nga Ballkani ishte favorite në letër për këtë ndeshje, por Maroku ka mundur t’i bëj ballë Modriçit dhe shokëve të tij.
Pjesa e parë nuk ishte shumë intensive, ku të dyja ekipet tentuan nga 4 herë secila për të gjetur golin, por pa rezultat.
Pjesa e dytë ishte një dominim total nga kroatët, ku edhe përqindja e mbajtjes së topit ishte dukshëm në favorin e tyre. Shumë tentativa për të krijuar raste, por asnjë nuk rezultoi efektive.
Megjithatë, si sfidë debutuese, për të dyja ekipet një pikë ka qenë e mjaftueshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



