Gazeta Si – Në një intervistë të 2008-ës e pyetën: “Memo, si ishte Botërori i 2 viteve më parë në Gjermani?”. Ai u përgjigj: “Eksperiencë e jashtëzakonshme, luajtëm ndaj skuadareve të mëdha. Isha portieri i tretë, herën tjetër do jem titullar”.
Nuk ishte një profet i mirë numri 1 i Meksikës, Botërorin tjetër ishte portieri i dytë dhe për të qenë i parë iu desh të priste dhe pak. Guilermo Oçoa po luan Botërorin e 5-të në Katar, të 3-tin si protagonist.
Ai bën pjesë në klubin e lojtarëve që kanë marrë pjesë në 5 edicione. Bashkë me të janë Mesi, Ronaldo dhe shoku i skuadrës, Guardado. Më parë e kanë bërë këtë gjë Bufon, Mateus, Markues dhe Karbajal (dy të fundit meksikanë edhe ata).
Bienvenidos al 𝐂𝐥𝐮𝐛 𝐝𝐞 𝐥𝐚𝐬 𝟓 #FIFAWorldCup
— Copa Mundial FIFA 🏆 (@fifaworldcup_es) November 20, 2022
🇦🇷 Leo Messi
🇲🇽 @yosoy8a
🇵🇹 @Cristiano
🇲🇽 @AGuardado18 pic.twitter.com/RmW2DKyhhM
Numrat janë zemra e ekzistencës së Oçoas: 5 janë Botërorët, 13-a meriton një kapitull më vete. A është parë ndonjë portier me këtë numër? Për Memon është më e çmuara. Ka lindur të premten, më datë 13 dhe ka debutuar më 13 qershor 2004, në një ndeshje që nisi në orën 13:00.
Është shumë i lidhur me simbolikën dhe për këtë duhet të thyejë atë që lidhet me 7-ën: 7 eliminime radhazi të Meksikës në 1/8-at e Botërorit, që fillojnë me USA ’94. Për të thyer këtë tabu duhet ta kalojë grupin, ku bëjnë pjesë edhe Polonia, Argjentina dhe Arabia Saudite, duke shpresuar që më pas ta eliminojë njërën mes Francës dhe Danimarkës, me shumë mundësi.
Ka një numër tjetër, me të cilin Oçoa është shumë i lidhur: 6-a. Në 2014-ën, në Botërorin e parë si protagonist, u bë një fenomen pas paraqitjes ndaj Brazilit. Një mur kundër Nejmarit me shokë dhe ndeshja u mbyll 0-0. Në rrjetet sociale u përhapën shumë foto dhe meme: “Oçoa ka 6 gishta në dorën e djathtë, është një fenomen, prandaj pret gjithçka”.
Dhe meksikani e mori me humor. Ka foto të një doreze me 6 gishta, që portieri nuk e përgënjeshtron. Në Korsikë (Memo luan me Ajaçio) një tifo ishte gati të shiste shtëpinë që portieri të mos largohej.
Në 2018-ën ishte Gjermania që u përplase tek ai në Botërorin e 2018-ës. U bë një makth për Kros me pritjet e tij dhe gjermanët shkuan në shtëpi, kurse Meksika në 1/8-at.
Dhe 5-a. Pesë Botërorë, 5 ndeshje për të thyer një tabu. Oçoa dhe shokët e tij besojnë. Memo është kapiteni i një skuadre jo të re, por me talent. Në ndeshjen e parë ndaj Polonisë portieri u shfaq sërish protagonist. Ai priti penalltinë e Levandovskit dhe i dha një pikë skuadrës së tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



