Katar 2022

Të tjerë kampionë bote sot në fushë, skena për Gjermaninë dhe Spanjën

Gazeta Si – Kupa e Botës Katar 2022 vazhdon sot me katër ndeshjet e grupeve E dhe F. Dy skuadra të tjera kampione bote, Gjermania dhe Spanja, do të bëjnë sot paraqitjen e tyre të parë në këtë turne.

Marok-Kroaci hap ndeshjet e sotme, me ballkanasit që kërkojnë të bëjnë një tjetër surprizë pas asaj të 4 viteve më parë, kur shkuan deri në finale dhe u mudën nga Franca.

Trajneri Flik ne stervitje me Gjermanine. Gazeta Si, 23 nentor 2022

Më pas skena është për Gjermaninë e trajnerit Hansi Flik. ‘Pancerat’ përballen me Japoninë dhe janë favoritë për fitore. Gjermanët, pas dështimit në Rusi, synojnë të kthehen në ditët e lavdishme, edhe pse nuk kanë një grup aq të kompletuar.

Flik beson shumë te lojtarët e Bajernit, si Kimish, Goretzka, Musiala, Gnabri dhe Myler. Ky i fundit pritet të luajë në majë të sulmit sot ndaj Japonisë, duke spostuar Havertz në krah. Mungon Leroi Sane për shkak dëmtimi.

Pak orë më pas në fushë zbret Spanja e Luis Enrikes, që përballë do të ketë Kosta Rikën. Spanjollët bazohen te talentet e Barcelonës, Pedri, Gavi dhe Ansi Fati, të cilët pritet që të jenë titullarë. Dita mbyllet me sfidën me Belgjikës dhe Kanadasë.

Ndeshjet e sotme
Morok-Kroaci (11:00)
Gjermani-Japoni (14:00)
Spanjë-Kosta Rika (17:00)
Belgjikë-Kanada (20:00)


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë