Katar 2022

Arabia në ekstazë pas fitores me Argjentinën, Mbreti Salman: E mërkura, festë kombëtare!

Arabia në ekstazë pas fitores me Argjentinën, Mbreti Salman: E mërkura, festë kombëtare!
Gazeta Si – Fitorja e bujshme ndaj Argjentinës në Botërorin e Katarit e ka çuar Arabinë Saudite në ekstazë. Është një arritje aq e jashtëzakonshme, sa Mbreti Salman e ka shpallur të mërkurën ditë feste kombëtare.

Mbreti Salman i Arabise Saudite. Gazeta Si, 22 nentor 2022

Lajmi është publikuar nga mediat arabe. Si pas tyre, sovrani ka aprovuar sugjerimin e princit Mohamed bin Salman për të festuar suksesin e kombëtares së futbollit dhe kështu, të gjithë punëtorët e sektorit publik dhe studentët e të gjitha niveleve, kanë të drejtën e një dite pushimi.

Arabia Saudite mundi 1-2 Argjentinën me përmbysje dhe pas ndeshjeve të para kryeson Grupin C me 3 pikë. Një fitore e madhe, që ka shokuar argjentinasit, të cilët shihen si favoritë për trofeun, por tashmë kanë komplikuar jo pak edhe kalimin e grupit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë