Gazeta Si – Botërori i Francës, kampione bote në fuqi, ka nisur me një ‘poker show’. Në ndeshjen e parë në Grupin D skuadra e Deshamp mundi 4-1 Australinë me përmbysje, duke treguar qartë se mbetet në nivel pretendenti, pavarësisht mungesave të shumta.
Në ‘Al Janoub Stadium’, goli i Guduin pas 9 minutash surprizoi ‘gjelat’, por këta të fundit reaguan fuqishëm. Franca shtoi xhirot menjëherë dhe barazoi me anë të Rabiot. Përmbysja në 2-1 erdhi që në pjesën e parë nga Zhiru. Në pjesën e dytë Mbape dhe sërish Zhiru mbyllën llogaritë në 4-1.
Ishte një mbrëmje për kornizë për Olivier Zhiru. Me dopietën ndaj Australisë sulmuesi i Milanit ka barazuar Tierri Henri në kuotën e 51 golave, në krye të klasifikimit të shënuesve më të mirë të Francës.
71' Le doublé de Girouuuuuuuuuud !!! 🔥
— Equipe de France ⭐⭐ (@equipedefrance) November 22, 2022
Avec ce but, @_OlivierGiroud_ égale le record du nombre de buts en Bleu de Thierry Henry (51) 🤜🤛
🇫🇷4-1🇦🇺 | #FRAAUS | #FiersdetreBleus pic.twitter.com/ZVN1YmDqnV
Golin e parë ai e shënoi pas një asisti të Rabiot, kurse të dytin e shënoi me kokë, pas asistit të Mbape. Botërori i Katarit ka nisur në mënyrën më të mirë për veteranin Zhiru.
Shënuesit më të mirë të Francës
1 Tierri Henri (1997-2010) 51 gola
1 Olivier Zhiru(nga 2011) 51 gola
3 Antuan Grizman (nga 2014) 42 gola
4 Mishel Platini (1976-1986) 41 gola
5 Karim Benzema (nga 2007) 37 gola
6 David Trezege (1998-2008) 34 gola
7 Zinedine Zidan (1994-2006) 31 gola
8 Zhyst Fonten (1953-1960) 30 gola
8 Zhan-Pierr Papen (1986-1994) 30 gola
10 Kilian Mbaepe (nga 2018) 29 gola
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



