Katar 2022

Sulmuesi Sane humb debutimin me Gjermaninë, mungon ndaj Japonisë

Gazeta Si – Sulmuesi Leroi Sane e ka humbur ndeshjen debutuese të Gjermanisë me Japoninë. Ai nuk ka marrë pjesë në stërvitjen e fundit të ‘Nationalmannschaft’, kështu që trajneri Flik nuk e llogarit për ndeshjen e së mërkurës.

Sane ka një problem në gju, sipas informacionit të dhënë nga Federata Gjermane e Futbollit. Sulmuesi i Bajernit do të mungojë të paktën ndaj Japonisë, duke prishur jo pak planet e stafit teknik, pasi ai është një lojtar mjaft i rëndësishëm.

Leroi Sane, sulmuesi i Gjermanisë. Gazeta Si, 22 nëntor 2022

Trajneri Flik kishte në dispozicion në stërvitjen e fundit 25 lojtarët e tjerë. Gjermania do të udhëtojë sot nga qendra e saj stërvitore për në Doha, ku të mërkurën do të luajë me Japoninë. Gjermanët bazohen te boshti i Bajernit në këtë Botëror, ku si rrallë herë nuk nisen në rreshtin e parë të favoritëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë