Katar 2022

Katari po ndryshon futbollin, tifozët paguajnë për 90 minuta lojë!

Gazeta Si – Ishte paralajmëruar që në Botërorin e Katarit do kishte shtesa të gjata, por që në fillim të tij po shënohen shifra rekord. Dy herë nga 5 minuta shtesë në ndeshjen hapëse mes Katarit dhe Ekuadorit, 2+9 në Senegal-Holandë, 4+9 në SHBA-Uells dhe pastaj super shtesa 14+10, që e futi Angli-Iran në historinë e Botërorëve.

Në ndeshjet e para të Katar 2022 duket qartë që futbolli ka ndryshuar. Mesazhi i FIFA-s është i qartë dhe ishte njoftuar disa muaj më parë nga Infantino: “Në çdo ndeshje ka shumë kohë të humbur, kështu që ka nevojë për të riparë diçka, sepse tifozët paguajnë për të parë 90 minuta futboll në një ndeshje dhe jo 50 minuta”, – ishte shprehur presidenti i FIFA-s.

Shtesa e gjatë e akorduar gjatë ndeshjes Angli-Iran. Gazeta Si, 22 nëntor 2022

“Nuk them të shkojmë në 100 minuta, – ka thënë ai gjithashtu, – por pa dyshim shtesa duhet të lidhet ngushtë me minutat e humbura gjatë ndeshjes. Duhet një reflektim mbi kohën efektive të lojës”.

Në këtë mënyrë Infantino kishte paralajmëruar se gjërat do të ndryshonin dhe kjo gjë do të ndodhë edhe në kampionate kur ata të rifillojnë. “Duam të eliminojmë ndeshje me 42 minuta kohë efektive”, – ka deklaruar presidenti i komisionit arbitrar të FIFA-s, Pierluixhi Kolina, pak ditë para nisjes së Botërorit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë