Katar 2022

Holanda vuan ndaj Senegalit, Gakpo çan ‘murin’ e afrikanëve në fund

Gazeta Si – Holanda hasi jo pak vështirësi në ndeshjen e parë të Botërorit të Katarit. ‘Tulipanët’ mundën 0-2 Senegalin dhe ia dolën të marrin kreun e Grupit A, por nuk është se shfaqën ndonjë potencial të madh në këtë sfidë.

Kishin mbetur edhe 6 minuta nga koha e rregullt, kur Kodi Gakpo i PSV-së arriti ta dërgonte topin në rrjetë, duke zhbllokuar shifrat e mbërthyera në 0-0. Sulmuesi 23-vjeçar devijoi saktë me kokë një top të marrë nga De Jong, duke shfrytëzuar edhe gabimin e portierit të Senegalit, Mendi.

Më parë të dyja skuadrat kishin raste për golin e avantazhit, por pa mundur ta bënin një gjë të tillë. Në fundin e tetë minutave shtesë, Deni Klasen realizoi edhe golin e dytë për Holandën, duke çliruar plotësisht skuadrën e tij.

Holanda dhe Ekuadori kryesojnë Grupin A me nga 3 pikë dhe me golaverazh të njëjtë, 2-0.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë