Katar 2022

Anglia prezantohet me një fitore tenistike në Katar, 6 gola Iranit

Gazeta Si – Anglia ka treguar ‘dhëmbët’ që në ndeshjen e parë të Botërorit. ‘Tre luanët’ kanë debutuar në Katar 2022 me një fitore tensitike ndaj Iranit, 6-2.

Ndeshja mori për keq për Iranin në minutën e 20-të, kur portieri Beiranvand u zëvendësua, pasi u deëmtua keq në një pëplasje me një shok të skuadrës. Sulmet e Anglisë u konkretizuan në minutën e 35-të nga talenti Belingam.

Kaq mjaftoi dhe skuadra e Southgejt shënoi edhe dy herë të tjera që në pjesën e parë me Saka dhe Sterling, duke ‘hipotekuar’ fitoren e parë në grup.

Pjesa e dytë nisi me tre ndërrime nga trajneri Kueiroz, por Irani nuk ishte në gjendje ta ndalte furinë e britanikëve. Saka shënoi edhe golin e dytë personal para se Taremi të shkurtonte diferencën në 4-1.

Markus Rashford dhe Xhek Grilish, të futur në fushë si zëvendësues, relizuan edhe dy gola të tjerë për Anglinë. Ndeshja zgjati pa fund dhe në sekondat e fundit të saj Taremi shënoi golin e dytë të Iranit me një penallti të akorduar nga VAR-i. Në fundin e pjesës së parë u dhanë 14 minuta shtesë, kurse në fundin e së dytës 13 minuta, në total 27 minuta shtesë.

Përfundimisht, 6-2 dhe një nisje shumë e mirë për ishullorët, të culkët kanë dhënë një mesazh të qartë për rivalët se janë edhe ata pretendentë seriozë për trofeun e lakmuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë