Treg

KESH nis eksportet e energjisë, shet 8 GWh me 80 euro për megavator

Nga Gazeta ‘SI’- Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, KESH, ka shitur 8.04 gigavat energji gjatë ditës së sotme, të ndarë në tre lote me dy çmime të ndryshme.

Pjesa më e madhe e energjisë u shit me një çmim prej 73.19 ndërkohë dy lotet e tjera janë shitur me çmim të ponderuar 101.88 euro/Mwh dhe 100.75 Mwh. Çmimi mestar i ponderuar për të gjithë procedurën sipas peshës rezulton në 82.36 euro.

Gjithsesi në bursë, çmimi është dy herë më i lartë nga se KESH ka kryer shitjet, midis 217 dhe 248 euro/Mwh.

KESH ka ridalë përsëri në treg si eksportues i energjisë pas reshjeve intensive në vend, gjatë dy ditëve të fundit, ku prurjet deri në 4.000m3/s kanë krijuar dhe nevojën për shkarkim.

KESH ndërkohë njoftoi se aktualisht është në monitorim të situatës hidrike në vend dhe se nivelet e liqeneve ishin respektivisht  271.42 metra për Fierzën, 173.62 metra për Komanin dhe 75.4 metra për Vaun e Dejës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë