Katar 2022

Fitorja e parë i takon Ekuadorit, Katari hyn në histori për keq

Gazeta Si – Paraqitje për t’u harruar nga organizatorët e Botërorit në ndeshjen hapëse të tij. Katari është mundur 0-2 nga Ekuadori, që ka marrë fitoren e parë të turneut falë dopietës së sulmuesit të Fenerbahçes, Ener Valencia.

Katari ishte larg debutimit të ëndërruar dhe ka hyrë në historinë e Botërorëve me këtë paraqitje kaq negative, duke u bërë skuadra e parë vendëse që e nis me humbje.

Ka përfituar Ekuadori, që ka fituar pastër 2-0 dhe tashmë sfidon Senegalin dhe Holandën për kreun e Grupit A. Protagonist i fitores ishte kapiteni Valencia, që konfirmoi formën e mirë që po kalonte te Fenerbahçe.

Ai shënoi dy herë që në pjesën e parë, fillimisht me penallti dhe pastaj me kokë. Më parë Ekuadorit iu anulua një gol për pozicion jashtë loje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë