Gazeta Si – Katar 2022 merr jetë. Para ndeshjes inauguruese Katar-Ekuador, në stadiumin ‘Al Bayt’ u zhvillua ceremonia spektakolare e hapjes së Botërorit. Një show luksi në një impiant tejet teknologjik. Morgan Friman, zëri-guidë i eventit, ka folur për gjithpërfshirje, tolerancë dhe respekt.
“Është bukur që popujt lënë mënjanë atë çfarë i ndan dhe bëhen bashkë për atë që i bashkon’, – tha në fjalën e tij Emiri i Katar, Tamim bin Hamad Al Thani. – Le të jenë ditë të mbushura me mirësi dhe shpresë! Ju uroj fat të gjithëve!”




Me fjalën e Emirit u mbyll ceremonia e hapjes. Më parë u shfaqën imazhet e një ndeshjeje futbolli në shkretëtirë rreth 50 vjet më parë. Jeon Jung-Kook, solisti i famshëm i grupit koreano-jugor ‘BTS’, këndoi “Dreamers”, kolona zanoree Botërorit.
Në qendër të stardiumit u shfaq ‘La’eeb’, maskota zyrtare e Katar 2022. Kërcime, lojëra dritash dhe kore në përkrahje të skuadrave të Botërorit. Në fushë u shfaqën flamujt dhe fanellat e kombëtareve pjesëmarrëse.
Një skenë emocionuese ishte ajo e Morgan Friman. Aktori i njohur foli me Ghanim al Muftah, një aktor i ri me aftësi të kufizuara. Të dy bënë një dialog në lidhje me tolerancën, respektin dhe gjithpërfshirjen.
“Me respektin reciprok mund të jetojmë bashkë, – tha Morgan Friman. – Me tolerancën dhe respektin mund të jetojmë nën të njëjtën çati. Bota duket e ndarë, por do t’ia dalim ta bashkojmë. Ajo që na bashkon këtu është më e madhe se ajo që na ndan”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



