Katar 2022

Tifozi kanadez synon ‘Guinness’-in në Katar, rekordi zgjat që në 2010-ën!

Gazeta Si – Li Kormish ka organizuar gjithçka me detaje. Ai do të provojë të thyejë rekordin e vendosur në Botërorin e Afrikës së Jugut, në 2010-ën.

Kohë për ta menduar mirë planin, ka pasur sa të donte. Herën e fudnit që Kanadaja e tij ka marrë pjesë në një Botëror futbolli (në 1986-ën) ai ishte vetëm 8 vjeç, por ajo që Li Kormish do tentojë të bëjë në Katar 2022 do të vlente për një rekord të vërtetë për ‘Guinness’.

Tifozi 44-vjeçar ka programuar të vendosë rekord për numrin e ndeshjeve të plota të ndjekura nga afër gjatë një Botërori. Rekordi aktual është 31 ndeshje dhe është vendosur në 2010-ën nga afrikano-jugori Thulani Ngcobo. Objektivi i Kormish është të shohë 41 ndeshje të ndryshme nga 64 që janë në total.

Tifozi kanadez me biletat e ndeshjeve. Gazeta Si, 20 nentor 2022

Duhet kohë, buxhet i mirë dhe vullnet. Kormish ka mbërritur në Doha, në Katar, për të nisur aventurën e tij, siç bën me dije ‘The Canadian Press’.

‘Logjistika për të thyer këtë rekord është një çmenduri’, – ka ka shpjeguar tifozi. Për çdo ndeshje ai duhet të shoqërohet nga dy persona, të cilët certifikojnë faktin që Kormish do të qëndrojë ulur në vendin e tij çdo minutë që lojtarët do të jenë në fushë. Nuk mund të çohet as për të shkuar në banjë, vetëm para ndeshjes, ose në pushim.

‘Pjesa më e vështirë, – tregon Kormish, – ishte të siguroja të gjitha biletat e ndeshjeve, 41 në total, që luhen në 8 stadiume të Katarit”. Për këtë ka marrë edhe këshillat e mbajtësit të rekordit aktual.

E kam pritur këtë moment për gjithë jetën, Kanadanë në Botëror. Kemi kaluar momente të errëta dhe tani nuk mund t’i përshkruaj emocionet”, – shton kanadezi. Në iniciativën e tij sigurisht nuk do të mungojnë ndeshjet e Kanadasë, që të mërkurën luan ndeshjen e parë me Belgjikën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë