Katar 2022

11-shja e të munguarve do të ishte favorite kryesore për të fituar trofeun

Gazeta Si – Kombëtarja që në Katar nuk është mund të fitonte Botërorin në Katar. Formacioni i të munguarve është vërtet i frikshëm, me emra të mëdhenj.

Për të evituar golat do të mendonte në këtë rast Xhanluixhi Donaruma, kurse për t’i shënuar golat dyshja Haland-Osimhen. Formacioni me 11 lojtarët që nuk mundën të kualifikohen për në Botërorin e Katarit do t’u fuste frikën Francës, Brazilit Argjentinës e me radhë.

Xhixho Donaruma. Gazeta Si, 20 nëntor 2022

Xhixho Donaruma është portieri ekselent që mungon në këtë turne. Kuadrado, sot 34 vjeç, nuk mund të jetojë me iluzione, edhe nëse Kolumbia e tij merr pjesë në Botërorin e 2026-ës.

Asnjë shans edhe për interistin Milan Shkriniar. Sllovakia, duke hequr atë dhe Lobotkën, nuk e ka talentin për arritje kaq të mëdha. Mbrojtja kompletohet me austriakun Alaba dhe skocezin Robertson, të cilët në Madrid dhe Liverpul argëtohen shumë mes kampionatit dhe Championsit.

Në rreshtimin 4-4-2 të mungesave, në qendër të mesfushës do të ishin dy italianët Barela dhe Verrati, kurse në krahë Salah dhe Kvaratshkelia.

Erling Haland. Gazeta Si, 20 nëntor 2022

Në familjen Haland deri tani është babai Alf-Inge që krenohet se ka marrë pjesë në një Botëror, në USA ’94. Erling, më shumë se të shënonte 5 gola në 6 ndeshjet kualifikuese, nuk mund të bënte. Një më shumë se Osimhen, që ka ende pengun e ndeshjes shtesë me Ganën. Nigeria e tij mungon në Botëror pas 3 edicioneve radhazi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë