Gazeta Si – Ndoshta kjo listë do të ishte më e shkurtër, nëse do të renditeshin gjërat që mund të bëhen në Katar, vendin që pret nga sot Kupën e Botës. Në vendin që akuzohet për shkelje të drejtash të njeriut dhe që fshihet pas sloganit ‘Të gjithë janë të mirëpritur!’, polemikat kanë nisur shumë kohë para shkelmimit të parë të topit.
Nuk është një sinjal i mirë, nuk është një fillim i mirë. Në vendin organizator të Kupës së Botës, si kurrë më parë, ka shumë gjëra që nuk mund të bëhen, çka ka shkaktuar indinjatë. Sepse bëhet fjalë për të drejta të munguara. Ja 10 prej tyre:

Puthjet
Në Katar duhen evituar manifestimet publike të afeksionit. Nuk lejohen. Komiteti organizator i Botërorit ‘Katar 2022’, me anë të drejtorit ekzekutiv Naser al Khater, iu përgjigj publikisht Xhosh Kavalos, lojtarit australian që sapo ishte deklaruar gej dhe ishte i shqetësuar për klimën që do gjente në Botëror.
Al Khater tha: “Nga pikëpamja e perceptimit të afeksionit në publik, shoqëria jonë është konservatore”. Kështu, puthjet nga larg, me distancën e sigurisë…
Homoseksualiteti
Tema është serioze dhe e pazgjidhur. Homoseksualiteti në Katar është një vepër e ndëshkueshme me ligj deri në 7 vjet burg. Madje, sipas ligjit të shenjtë islamik, ndëshkohet deri me vdekje. Komiteti organizator ka bërë me dije se martesat e gejve dhe propaganda janë të ndaluara.
Khalid Salman, ambassador i turneut, së fundi doli me një deklaratë shokuese. Për ‘ZDF’ ai tha: “Homoseksualiteti është haram (i ndaluar arabisht). Është i ndaluar, sepse është një problem mendor”. Edhe valvitja e flamujve “ylber” në stadium është e ndaluar.

Dekoltetë
Ju kujtohet Larisa Rikelme? Ishte tifozja “bombastike” e Paraguajit, që merrte vëmendjen e të gjithëve në Afrikën e Jugut në 2010-ën dhe sytë nga topi shkonin diku tjetër. Larisa mbante një t-shirt të hapur. Nëse ajo do të shkonte në Katar (Paraguaji nuk është kualifikuar), do arrestohej menjëherë. Këshilla e komitetit organizator është për t’u veshur me modesti, të mbulohen shpatullat, të evitohen fundet e shkurtra dhe dekoltetë.
Shtrëngimi i dorës së femrave
Do të ishte mungesë respekti në prezantimin me zonjat dhe zonjushat. Dihet: myslimanët nuk ua japin dorën personave të seksit tjetër. Shtrëngimi i dorës mes një gruaje dhe një burri konsiderohet si një mundësi flirtimi për të dy. Nuk ka barazi gjinore, kështu që përshëndetjet nga larg.

Drogat
Që ngë më të lehtat (kanabisi) te më të rëndat. Në Katar ka ndëshkime shumë të ashpra për përdoruesit e drogës. Sipas ligjit numër 9 të 1987-ës, personat që kontrabandojnë drogë në Katar rrezikojnë 20 vjet burg dhe gjobë nga 100 mijë (rreth 25 mijë euro) në 300 mijë riyal. Përsëritësit dënohen edhe me vdekje. Në janar të 2017-ës, një gjykatë penale në Doha dënoi me varje një burrë që tentoi të shiste 120 kilogramë drogë.
Birra
Në shtator u dha njoftimi nga FIFA: “Në Botëror nuk mund të konsumohet birrë në stadiume”. Alarm për sponsorët, ankth për tifozët: çafrë të pijmë, çaj bimor? Në Katar është e paligjshme të pish pije alkoolike në publik.
und të pish vetëm në disa hotele dhe restorante ndërkombëtare, ku kushton 18 euro një gjysmë litri birrë. Ka një hipotezë për ndonjë tolerim të mundshëm në fanzone. ‘Budweiser’ është një nga sponsorët e Botërorit, në mes është një kontratë milionere.

Cigaret elektronike
Mund të pish duhan në ndonjë cep rruge? Mmm. Jo. Cigaret elektronike në Katar janë të ndaluara. Për cigaren klasike nuk ka asnjë problem, pini sa të doni. Në Katar ‘vaping’ është illegal që nga 2014-a.
Fotot pa leje
Në Katar duhet t’i marrësh leje gjithmonë dikujt përpara se ta fotografosh. Kujdes, sepse kjo çështje është e rëndësishme, sidomos nëse bëhet fjalë për të fotografuar ushtarë, agjentë policie, ndërtesa publike shtetërore apo industriale, sheikë dhe emirë. Gjithonë duhet: më fal, mund të bëj një foto?
Pornografia
Edhe këtu duhet shumë kujdes. Mbajtja e materialeve pornografike, ku përfshihen të gjitha, që nga revistat, është rreptësisht e ndaluar.

Mishi i derrit
Jo, jo, nuk ka panine me proshutë. “No pork products”, siç lexohet në rregulloren që u është dërguar federatave të skuadrave pjesëmarrëse. Një problem i madh ky për Spanjën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



