Kombetarja

Jo vetëm Broja, Shqipëria humb edhe Uzunin e Roshin për Armeninë

Gazeta Si – Kuqezinjtë nisën sot përgatitjet për Armeninë, një tjetër miqësore në shtëpi pas asaj me Italinë, ku humbën 1-3. Për këtë ndeshje, Kombëtarja jonë do të ketë një sulm të ri, sepse Broja dhe Uzuni nuk janë të gatshëm.

Broja u dëtmua ndaj Italisë dhe sot është kthyer në Londër për të ndjekur fazën e rikuperimit te Çelsi. Edhe Uzuni ka lënë grumbullimin, sepse klubi i tij, Granada, e lejoi të vinte te Shqipëria vetëm për ndeshjen me Italinë.

Nga seanca e sotme stervitore e kuqezinjve. Gazeta Si, 17 nentor 2022

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Odise Roshin, pasi edhe ai do të luajë në fundjavë me klubin e tij. Në këto kushte, zgjedhjet e Rejës për sulmin kufizohen ndjeshëm. Skuka dhe Muçi pritet të kenë hapësirë në ndeshjen e së shtunës me Armeninë.

Lajme të mirë vijnë për Ismajlin, dëmtimi i të cilit nuk ka rezultuar serioz. Kuqezinjtë kanë edhe një seancë stërvitore të premten për ta përgatitur ndeshjen e fundit miqësore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë