Gazeta Si – Jo vetëm në Shqipëri, edhe në Itali shkruajnë për ndryshimin e mundshëm në stolin e Kombëtares kuqezi. Kjo ndodh edhe për faktin se ‘timonin’ e Shqipërisë pritet ta marrë një italian, duke zëvendësuar një tjetër italian.
Sipas ‘Sport Mediaset’, vendin e Rejës do ta marrë Di Biaxho, emri i të cilit ka kohë që qarkullon, por që ditët e fundit sikur ka dalë në plan të dytë, pas daljes së disa kandidaturave të reja.

“Me shumë mundësi, dy miqësoret e radhës do të jenë të fundit për Edi Rejën në stolin e Shqipërisë. Trajnerit 77-vjeçar i skadon kontrata dhe ajo nuk do të rinovohet. Gati për të marrë vendin e tij është ish-trajneri i Italisë U-21, Xhixhi di Biaxho. Eksperiencën e fundit në krye të një skuadre Di Biaxho e ka pasur te Spali, në 2020-ën”, – shkruan ‘Sport Mediaset’.
Një tjetër italian që synon të marrë drejtimin e Shqipërisë është Marko Xhampaolo, i cili ka më shumë ekpseriencë se Di Biaxho. Së fundi janë shtuar zërat edhe për Besnik Hasin, që përflitet sa herë ndryshon trajneri kuqezi.
Pas miqësoreve me Italinë dhe Armeninë do të ketë diçka konkrete. Presidenti Armand Duka do të shohë kandidaturën më të mirë, por kuptohet edhe atë më ekonomike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




