Gazeta Si – Kombëtarja zhvilloi sot seancën e parë stërvitore në kuadër të ndeshjes miqësore me Italinë, që luhet më 16 nëntor në ‘Air Albania’. Trajneri Reja kishte në dispozicion 14 lojtarë, pasi të tjerët do të bashkohen mbrëmjen e sotme me grupin.
Armando Broja nuk u stërvit rregullisht, sepse ka pasur një shqetësim në shpinë. Edhe Kristal Abazaj qëndroi jashtë grupit për problem dëmtimi. Lista e lojtarëve ndërkohë ka pësuar ndryshime.
Mungesat e mëdha të kuqezinjve për ndeshjen e së mërkurës do të jetë ato të Berat Gjimshitit dhe Ivan Balliut. Mbrojtësi i Atalantës mësohet se ka një dëmtim në kavilje dhe nuk do të jetë i gatshëm për dy miqësoret e radhës. E njëjta situatë edhe me Balliun, i cili nuk është lejuar nga Valekano, pasi ka një dëmtim.
Mbetet të qartësohet situata me Myrto Uzunin. Për sulmuesin beratas pritet përgjigja e klubit të Granadës, pasi skuadra është në aktivitet. Kjo situatë ka bërë që trajneri Reja të thërrasë dy sulmuesit e Partizanit, Xhuljano Skuka dhe Tedi Cara.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




