Gazeta Si – Para ndeshjes miqësore me Italinë ka folur mesfushori Kristjan Asllani. Lojtari i Interit e konsideron një sfidë speciale atë dhe mezi pret të zbresë në fushë.
“Është një ndeshje e veçantë për mua, sepse jetoj në Itali që kur isha 2 vjeç. Kam shumë shokë atje. Ndeshja e vështirë, por ne do provojmë të lumturojmë shqiptarët. A ka pasur ngacmime? Jo, por më kanë pyetur se kur do luajmë, ku do rrinë ata dhe gjëra të kësaj natyre. Mezi e pres këtë ndeshje.

Italia ka nivel shumë të lartë, megjithatë do provojmë të bëjmë ndeshjen tonë. Kemi shumë kualitet edhe ne. Gjërat shkojnë mirë kur skuadra fiton, kur nuk ndodh kjo ka zëra. Grupi është bashkë, jemi të gjithë shumë të bashkuar dhe le të vazhdojmë kështu.
Shpresoj të marr sa më shumë minuta në Kombëtare, që të marr besim te vetja. Rasti i Barcelonës? Normal që më vjen në mendje, por ekipi dhe të gjithë më kanë qëndruar afër. Ishte rast historik, por gjithsesi e kaluam turin”, – tha Asllani fillimisht.
Lojtari kuqezi foli edhe për periudhën që po kalon tek Interi: “Jam lojtar i ri, kam përpara Brozoviç dhe Çalhanoglu, nga të cilët mund të mësoj. Jam i lumtur me kaq minuta sa kam luajtur, nuk është e lehtë”.
Në fund mesfushori theksoi se kjo Kombëtare mund të shkojë shumë larg: “Nuk e di, por kjo mund të jetë Shqipëria më e fortë, pasi kemi lojtarë të fortë dhe teknikë. Shpresoj t’i bëjmë të lumtur të gjithë tifozët tanë. Shorti i Euro 2024? Kemi shumë shanse të kualifikohemi”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




