Kombetarja

Reja shpall listën për Italinë e Armeninë, rikthime dhe 3 mbrojtës nga Superiorja

Gazeta Si – Rikthehet Kombëtarja e vërtetë. Trajneri Edi Reja shpalli sot listën e lojtarëve të grumbulluar për miqësoret me Italinë dhe Armeninë. Këto janë edhe miqësoret e verteta për kuqezinjtë, pas tyre me Arabinë Saudite dhe Katarin, ku Kombëtarja u paraqit me një seleksion lojtarësh nga Superiorja.

Nga ajo listë trajneri Reja ka mbajtur vetëm tre lojtarë dhe ata janë mbrojtësit Erdenis Gurishta i Vllaznisë dhe Eneo Bitri e Andi Hadroj të Partizanit.

Lista e Kombetares per dy miqesoret e radhes. Gazeta Si, 12 nentor 2022

Në Kombëtare kthehen disa lojtarë, të cilët kanë lënë pas dëmtimet, si Berat Gjimshiti, Marash Kumbulla, Keidi Bare e Qazim laçi. Rikthehet edhe sulmuesi Ernest Muçi.

Ndeshja me Italinë luhet më 16 nëntor në ‘Air Albania’, kurse ajo me Armeninë 3 ditë më pas në po këtë stadium.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë