Gazeta Si – Një serë e përshtatur për kultivimin e kanabisit është zbuluar në fshatin Kutalli të Beratit.
Sipas burimeve paraprake, gjatë kontrollit policia ka gjetur rreth 80 punëtore gra brenda serës duke punuar, të cilat janë ndaluar.
Punonjëset po kryenin përpunimin e drogës brenda serës gati për shitje, ndërsa kanabisi ishte mbjellë në sipërfaqen prej 2 hektarësh.
Deri në këtë fazë, Policia e Shtetit nuk ka bërë me dije rezultatet e këtij operacioni dhe sesa bimë janë sekuestruar apo sa persona janë ndaluar.
Numri i madh i të grave ka bërë që policia t’i shoqërojë me autobus drejt Policisë së Beratit. Serat ku ndodhej kanabisi, kanë qenë ngjitur me atë të domateve dhe perimeve të tjera të mbjella.
Dyshohet se brenda serës bëhej paketimi dhe sistemimi i drogës. Akoma nuk dihet sa është sasia e drogës së gjetur në serë.
Ndërkohë, po punohet për identifikimin e pronarëve të fermës së kanabisit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.