Kombetarja

Takim me Dukën dhe Ramën, Esteban Kambiaso kërkon stolin kuqezi

Gazeta Si – Një emër prestigjioz shtohet në listën e kandidatëve për të marrë drejtimin e Shqipërisë pas largimit të Rejës, tashmë vetëm një formalitet. Ai është Esteban Kambiaso, ish-lojtar i njohur i Realit dhe Interit, por pa përvojë në trajning.

Argjentinasi 42-vjeçar mësohet se është takuar ditët e fundit në Tiranë me presidentin e FSHF-së Armand Duka, por edhe me kryeministrin Edi Rama. Takime që lënë të kuptohet se ai kërkon të ulet në stolin kuqezi.

Esteban Kambiaso. Gazeta Si, 10 nëntor 2022

Ajo që e penalizon Kambiason lidhet me faktin se nuk ka drejtuar asnjë ekip si trajner. Ai ka qenë vetëm ndihmëstrajner te Kolumbia për disa muaj, pasi u tërhoq nga futbolli i luajtur në vitin 2017.

Esteban Kambiaso dhe Marko Xhampaolo janë emrat e fundit në tavolinën e Dukës, por mund të ketë edhe kandidatë të tjerë. Pas miqësoreve me Italinë dhe Armeninë kuqezinjtë me siguri do të jenë më trajner të ri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë