Gazeta Si – Miqësorja me Katarin është mbyllur me fitoren 1-0 të organizatorëve të Botërorit. Skuadra jonë, që në këtë ndeshje luajti vetëm me lojtarë të Superiores, me përjashtim të Kristal Abazajt, ka humbur minimalisht në Spanjë.
Trajneri Edi Reja zgjodhi një formacion ndryshe nga ai që luajti me Arabinë Saudite disa ditë më parë, pasi nuk kishte në dispozicion këtë herë as Cikalleshin dhe as Balajn e Roshin.
Goli i vetëm i ndeshjes së luajtur me dyer të mbyllura u shënua me penallti në minutën e 37-të nga Almoez Ali. Nga kuqezinjtë pati pretendime se faulli ishte jasht
Goli i vetëm i ndeshjes së luajtur me dyer të mbyllura u shënua me penallti në minutën e 37-të nga Almoez Ali. Nga kuqezinjtë pati pretendime se faulli ishte jashtë zone, por arbitri akordoi 11-metërsh.
Skuadra jonë e nisi ndeshjen me këtë formacion: Dajsinani, Gurishta, Janku, Turkaj, Hadroj, Hakaj, Rrapaj, Ujka, Kallaku, Cara dhe Abazaj.
Rezultati nuk ka rëndësi, por as pjesa tjetër, sepse kuqezinjtë nuk luajtën as me lojtarë të stolit. Dy miqësoret e vërteta për Shqipërinë do të jenë ato me Italinë dhe Armeninë, që luhen në fund të këtij muaji në ‘Air Albania’. Aty Reja mund të vëzhgojë realisht gjendjen e të tijve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.