Kombetarja

Miqësorja me Katarin, Reja jep udhëzimet e fundit në Marbela

Gazeta Si – Kombëtarja B e Shqipërisë ka zhvilluar sot stërvitjen e fundit para miqësores ne Katarin, që luhet të mërkurën në Marbela. Skuadra mbërriti në Spanjë pasdite dhe pas akomodimit iu drejtua fushës së blertë.

Të gjithë lojtarët ishin në dispozicion të trajnerit Edi Reja, i cili dha edhe udhëzimet e fundit me skema të ndryshme taktike. Kjo është miqësorja e dytë pas asaj me Arabinë Saudite, që u mbyll në barazim 1-1.

Katari është kundërshtar më i fortë dhe për grupin e lojtarëve të grumbulluar nga Superiorja do të jetë një test serioz. Ndeshja nis në orën 18:30. Më 16 nëntor Shqipëria do ndeshet me Italinë në një miqësore luksi, kurse më 19 nëntor me Armeninë. Të dyja ndeshjet luhen në “Air Albania”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë