Kombetarja

Andrea Ndoj i kthen shpinën Shqipërisë, zgjedh të luajë për Greqinë

Gazeta Si – Andrea Ndoj është një kapitull i ri në serinë e atyre lojtarëve, që mes Shqipërisë dhe Greqisë, zgjedhin të përfaqësojnë vendin fqinj. Kështu kanë bërë Sotir Nini, Fiorin Durmishaj e ndonjë tjetër.

Është çështje zgjedhje dhe çdokush ka të drejtën e vet. Vendimet merren për arsye sportive, por edhe sociale. Problem është kur në fillim dikush vendos për të përfaqësuar vendin e origjinës, Shqipërinë, e më pas ndërron mendje dhe hidhet te Greqia. Kështu ka ndodhur edhe me Ndojn.

Ndoj dhe Marselo tek Olimpiakosi. Gazeta Si, 8 nentor 2022

Mbrojtësi 19-vjeçar me origjinë shqiptare, i lindur në Athinë, ka vendosur të luajë për Greqinë, duke hequr dorë nga fanella kuqezi. Lojtari aktivizohet me Olimpiakosin, është rritur te moshat e klubit të madh grek dhe tani synon të luajë me kombëtaren helene.

Për gjithë tifozët shqiptarë ky veprim nuk është aspak i këndshëm. Ata do ta donin një futbollist si Ndoj me fanellën kuqezi, por ai e ka injoruar në një farë mënyre Shqipërinë dhe tani e tutje do të jetë një personazh i urryer.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë