Ne rrjet

Deklaratat e Ramës kundër Britanisë zënë faqet e pare të mediave angleze

Nga Gazeta ‘SI’ – Mediat britanike i kanë bërë jehonë deklaratës së kryeministrit Edi Rama ku i kërkon qeverisë së Londrës që të mos i fajësojë emigrantët punëtorë shqiptarë për deshtimin ne politikat e imigrimit te paligjshem.

“The Times” shkruan se Kryeministri i Shqipërisë ka dënuar retorikën kundër emigrantëve të ministres britanike Suela Braverman dhe tha se Britania duhet ta trajtojë vendin e tij me “respekt” nëse dëshiron të arrijë një marrëveshje kthimi për emigrantëve të paligjshëm.

Ndërsa “The Guardian” thekson se Rama kërkon që shqiptarët të mos bëhen “koka turku” nga qeveria e Rishi Sunak për politikat e dështuara të imigracionit.

Sakaq “The Times” thekson se “Vërejtjet e Rames ishin një goditje për shpresat e Rishi Sunak për të rënë dakord për një marrëveshje me vendin ballkanik që do të mundësonte deportimin e emigrantëve shqiptarë që kalojnë Kanalin me varka të vogla brenda disa ditësh pas mbërritjes. The Times zbulon se ministrat ishin të bindur se do të bien dakord për detajet e marrëveshjes së kthimit të shpejtë brenda javëve të ardhshme, e cila do të kthente emigrantët shqiptarë përpara se ata të mund të apelonin kundër kërkesave të refuzuara për azil.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë