Rastet e gjakderdhjes nga hundët nuk janë të rralla, ndonëse shumica e rasteve nuk është shqetësuese, ka disa raste kur gjakderdhja vjen si shkak i ndonjë problemi shëndetësor.
Çfarë e shkakton gjakderdhjen?
Dy nga shkaktarët më të zakonshëm të gjakrrjedhjes nga hunda janë: Ajri i thatë dhe kruajtja e hundës.
Ajri i thatë
Ajri i thatë mund të shkaktojë tharjen e mureve të hundës, duke bërë që ajo të çahet dhe të lëshojë gjak. Ndaj është përdorni një losion që krijon lagështirë në hundën tuaj, gjatë natës, për ta mbrojtur atë nga tharja e ajrit. Ajri thahet nga ngrohëset në ambiente të mbyllura.
Kur duhet të shqetësohemi?
Nëse keni gjakderdhje hundësh më shumë se një herë në javë,atëherë është mirë të drejtoheni tek një mjek, pasi trupi po ju sinjalizon për ndonjë problem shëndetësor.
Shkaktarë të tjerë të gjakrrjedhjes janë: Alergjitë, hemofilia, irrituesit kimik, përdorimi i kokainës , ftohjet e motit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.