Një ditë pas transportimit të tij në morgun e Tiranës, Instituti i Mjekësisë Ligjore ka ngritur një grup ekspertësh për Kostandin Kaçifën, i cili mbeti i vrarë pas një shkëmbimi zjarri me forcat speciale RENEA në Bularat.
Mësohet se do të bëhet një ekspertizë e thelluar mbi bazën e autopsisë së mjekëve të Gjirokastrës. Trupi i Kostandinos Kaçifas mbërriti në Tiranë në mbrëmje te Mjekësia Ligjore në QSUT, me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Mësohet se trupi i Kaçifës nuk do varroset deri në përfundim të procedurave dhe autopsisë së plotë të trupit me qëllim që të mos ketë kundërshtime dhe pretendime nga familja.
Kërkesa e Krimeve të Rënda erdhi tre ditë pas vrasjes së 35-vjeçarit, familjarët e të cilit refuzuan dje që ta tërhiqnin trupin, pasi kërkonin ekspertizë greke.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.