Kombetarja

Kuqezinjtë stërviten në Abu Dabi, grupi i plotë para miqësores me Arabinë

Gazeta Si – Kombëtarja shqiptare zhvilloi sot séancen e fundit stërvitore në Abu Dabi, ku ndodhet që prej së hënës në mbrëmje. Kuqezinjtë kanë marrë udhëzimet e fundit para ndeshjes miqësore me Arabinë, që luhet të mërkurën, në orën 16:30.

Me grupin janë bashkuar edhe pesë lojtarët që nuk ishin në Durrës, por udhëtuan nga vendet ku luajnë. Bëhet fjalë për Ardit Tolin, Mario Mitajn, Bekim Balajn, Elhan Kastratin dhe Gentian Selmanin.

Trajneri Reja ka provuar edhe formacionin, me të cilin pritet që Shqipëria do të zbresë në fushë ndaj Arabisë. Pritet që të aktivizohen shumë lojtarë nga kampionati ynë, si Bitri, Skuka dhe Hadroj të Partizanit, Deliu dhe Xhixha të Tiranës, Mala dhe Gurishta të Vllaznisë, apo dhe Turkaj i Laçit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë