Kombetarja

Bie poshtë miqësorja me Kosovën, luhet në ‘Air Albania’ me Armeninë

Gazeta Si – Kombëtarja shqitare e futbollit kishte planifikuar një ndeshje miqësore me Kosovën më 19 maj, por kjo ndeshje, apo ‘vëllazërorja’ siç quhet tashmë, ka rënë poshtë. Në këtë datë kuqezinjtë do të presin Armeninë në ‘Air Albania’.

Ndeshja me Kosovën ishte menduar të luhej në Zvicër ose Gjermani, ku ka shumë shqiptarë, por nga burime jozyrtare është bërë me dije se mungon logjistika. Menjëherë është gjetur një kundërshtar tjetër, që është Armenia.

Nga nje ndeshje mes Shqiperise dhe Armenise. Gazeta Si, 19 tetor 2022

Këtë kundërshtar skuadra jonë e njeh mirë, pasi është ndeshur me të në eliminatoret që na çuan në Euro 2016. Shqipëria i fitoi të dyja ndeshjet në grup.

Më 16 nëntor Kombëtarja jo në do të zhvillojë edhe miqësoren e luksit me kampionët e Europës, Italinë. Fqinjët nuk janë kualifikuar për në Botërorin e Katarit dhe do të ndeshen me kuqezinjtë në Tiranë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë