Ditën e sotme në selinë e PD-së është zhvilluar mbledhja e grupit parlamentar për të diskutuar mbi aksionin opozitar të ditëve në vijim.
Kryedemokrati Basha ka pretenduar një vit pas zgjedhjeve parlamentare se 15 mandate të PS-së janë të palegjitimuara dhe për këtë arsye partia e tij do të vijojë bojkotin në parlament.
Mësohet se Basha iu ka kërkuar deputetëve të bëhen gati pasi dita e përballjes me qeverinë do të jetë shumë e shpejtë. Ai ka paralajmëruar zbulimin e skandaleve të tjera në ditët në vijim.
“Vendi është në kolaps total. PD do vazhdojë betejën për dekriminalizimin e zgjedhjeve. Ne do përgatitemi intensivisht për zgjedhje dhe do i fitojmë ato. Duhet të bëhemi gati, dita e përballjes me qeverinë mund të jetë më e shpejtë seç e mendojmë. Skandale të tjera do të dalin. Minimumi 15 mandate nga PS janë të palegjitimuara, prandaj qëndrimi ynë me Parlamentin do të mbetet i njëjtë”, është shprehur Basha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.