Gazeta Si – Gjykata e Posaçme e Apelit, ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së parë për gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxha.
E njohur për lirimet nga burgu të personazheve të botës së krimit, ajo është dënuar me 3 vite burg për korrupsion.
LEXO EDHE:
Hoxha, gjyqtarja që hapi dyert e qelive për të fortët
Hoxha u dënua më 14 shkurt të këtij viti me 3 vjet burgim, por përfitoi uljen e 1/3 së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.
KLGJ vendosi më 17 mars që ta largojë nga detyra ish-gjyqtaren.
Avokati Aldo Tabaku u dënua me 4 vite burg, i cili luante rolin e sekserit për të ndikuar te gjyqtarja për lehtësuar dhe liruar nga burgu të fortët. Për shkak të gjykimit të shkurtuar do të kryejë 2.8 vite burg.
Hoxha u arrestua në shkurt të vitit 2021 bashkë me 9 persona të tjerë, pas dyshimeve se përfitonte ryshfet nga 6-12 mijë euro për uljen e dënimit të të dënuarve të burgut të Fushë-Krujës, nga ku janë liruar para kohe Indrit Dokle, Hekuran Billa e Ilir Paja.
Hoxha pretendon se vendimi ndaj saj në Shkallën e Parë, ku u dënua me 2 vjet burg ishte dhënë nën trysni politike e mediatike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.