Kombetarja

Eliminatoret e Euro 2024 nisin nga Polonia, zbardhet kalendari për kuqezinjtë

Gazeta Si – UEFA ka zbardhur tashmë edhe kalendarin e ndeshjeve elimintarore të Euro 2024 për çdo grup. Shqipëria, që u shortua në Grupin E, bashkë me Poloninë, Çekinë, Ishujt Faroe dhe Moldavinë, e nis fushatën kualifikuese në fushën e rivalit kryesor.

Ndeshjen e parë kuqezinjtë e luajnë në fushën e Polonisë, më 27 mars 2023. Më pas presin Moldavinë në ndeshjen e parë në shtëpi më 17 qershor.

Skuadrat e Grupit E, ku ben pjese edhe Shqiperia. Gazeta Si, 9 tetor 2022

Moment vendimtar janë ndeshjet e shtatorit, kur Shqipëria luan në Çeki dhe pas 3 ditësh pret Poloninë. Kuqezinjtë bëjnë pjesë në një grup me 5 skuadra dhe në total do të zhvillojnë 8 ndeshje,e fundit me Ishujt Faroe. Gjatë kësaj periudhe pritet të luajnë të paktën dy miqësore në datat e lira të UEFA-s.

Eliminatoret e EURO 2024, kalendari i ndeshjeve
27/03/2023 Poloni–Shqipëri
17/06/2023 Shqipëri–Moldavi
20/06/2023 Ishujt Faroe–Shqipëri
07/09/2023 Çeki–Shqipëri
10/09/2023 Shqipëri–Poloni
12/10/2023 Shqipëri–Çeki
17/11/2023 Moldavi–Shqipëri
20/11/2023 Shqipëri–Ishujt Faroe


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë