Kombetarja

De Biazi qëndron te Azerbajxhani dhe një vit, Di Biaxho më afër Shqipërisë

Gazeta Si – Ka rënë poshtë hipoteza e një rikthimi të mundshëm të Xhani De Biazit në stolin e Shqipërisë. Trajneri italian do të qëndrojë në krye të Azerbajxhanit deri në nëntor të vitit të ardhshëm.

Lajmi është dhënë nga Federata Azere e Futbollit, që saktëson se trajneri aktual do të qëndrojë në detyrë deri në fund të eliminatoreve të Euro 2024. Me Rejën drejt largimit në nëntor, kur i përfundon kontrata me kuqezinjtë, qarkulloi edhe emri i De Biazit, por tashmë kjo pistë është sfumuar.

Xhani De Biazi, ish-trajner i Kombëtares. Gazeta Si, 4 tetor 2022

Më afër stolit të Shqipërisë duket Luixhi Di Biaxho, ish-lojtar i Italisë, Romës, Interit dhe disa skuadrave të tjera në vendin fqinj. Si trajneri ai ka drejtuar Italinë U-21. Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, Di Biaxho është mjaft i interesuar për të zëvendësuar Rejën.

Ish-mesfushori ka qenë disa herë në Shqipëri, së fundi për finalen e Ligës së Konferencës, që u zhvillua në maj në Tiranë dhe u fitua nga Roma. Thuhet se ai ka pasur kontakte të drejpërdrejta me Dukën dhe për momentin është një kandidat potencial për t’u ulur në stolin e Shqipërisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë