Gazeta Si – Formacioni i Shqipërisë, ashtu siç ishte paralajmëruar, ka pësuar disa ndryshime të rëndësishme në ndeshjen me Islandën. Kapiteni Hysaj, Broja dhe Asllani e nisin nga stoli.
Gjasula kthehet në mbrojtje, ku u bashkohet Ismajlit dhe Veselit. Kthehet në formacion Lenjani pas shumë kohësh. Ai luan në linjën e majtë, kurse Balliu në të djathtë.

Abrashi, Ramadani dhe Nedim Bajrami pozicionohen në qendër të mesfushës, kurse në sulm do të jetë dyshja Cikalleshi-Uzuni. Ndeshja me Islandën është e fundit në grup në Ligën e Kombeve, ku kuqezinjtë kanë vetëm 1 pikë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




