Kombetarja

Uzuni dhe Ajeti, dy problemet e kuqezinjve para sfidës me Islandën

Gazeta Si – Kombëtarja, e mbërthyer nga zhgënjimi i humbjes me Izraelin, të dielën nisi në Durrës përgatitjet për sfidën e radhës me Islandën. Para kësaj ndeshjeje janë dy lojtarët që shqetësojnë stafin teknik të kuqezinjve.

Myrto Uzuni, autori i golit të vetëm në Izrael, vazhdon të ndjejë shqetësim. Ai luajti në fundin e ndeshjes në Izrael, pa e marrë veten plotësisht nga dëmtimi. Gjendja e tij po monitorohet nga stafi mjekësor, por gjasat janë që beratasi ta nisë sërish nga stoli.

Kombetarja para ndeshjes ne Izrael. Gazeta Si, 26 shtator 2022

Lojtari tjetër me probleme fizike është mbrojtësi Arlind Ajeti. Ai u aktivizua titullar në Tel Aviv dhe bëri një paraqitje të mirë, por u zëvendësua për shkak dëmtimi. Trajneri Reja do të presë deri në momentet e fundit për të dy këta lojtarë.

Ndeshja me Islandën, e fundit në grup në Ligën e Kombeve, do të luhet të martën, në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”. Pas tri ndeshjesh, kuqezinjtë mbajnë vendin e fundit me 2 humbje dhe 1 barazim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë