Kombetarja

Reja ndryshon formacion për herë të parë! Asllani si numër ‘10’, stadiumi plot për ndeshjen

Janë zbuluar tashmë formacionet zyrtare të skuadrave në sfidën e rëndësishme Izrael-Shqipëri, ku kuqezinjtë do të synojnë fitoren, me qëllim për të kapur vendin e parë në grupin e Ligës së Kombeve. Trajneri Edy Reja për herë të parë nuk do luajë me 3-5-2, por 4-3-1-2.

Në portë do të jetë Strakosha, në qendër të mbrojtjes Ajeti dhe Ismajli, ndërsa nga krahët Hysaj dhe Balliu. Në mesfushë Abrashi dhe Laçi do të mbështeten nga Gjasula.

Titullarë do të jetë edhe Kristjan Asllani, i cili ka marrë vendin e Nedim Bajramit si numër 10, ndërsa në sulm Broja do të mbështetet nga Cikalleshi, i cili ka fituar në “garën” me Uzunin edhe për shkak të dëmtimit të këtij të fundit.

Për shkak të fitores 1-2 të Izrealit në qershor në ‘Air Albania asnjë rezultat tjetër nuk e mban në lojë Shqipërinë, që ka 1 pikë pas 3 ndeshjeve në grup. Një sfidë për ‘jetë a vdekje’, ku ‘alternariva e vetme është fitorja’, sipas trajnerit Edy Reja.

Izreali është në kuotën e pesë pikëve në vendin e parë dhe kjo është edhe arsyeja që për herë të parë pas shumë vitesh ‘Bloomfield’ në Tel-Aviv është mbushur në kapacitetin maksimal, 29.400 vende.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë