Kombetarja

Kuqezinjtë marrin udhëzimet e fundit në Tel Aviv, vetëm Uzuni i diferencuar

Gazeta Si – Kombëtarja udhëtoi sot drejt Izraelit, ku nesër luan ndeshjen e radhës me ekipin vendës në kuadër të Ligës së Kombeve. Ekipi mbërriti pasdite në Tel Aviv dhe rreth orës 18:00 zhvilloi seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Bloomfield”.

Për më shumë se një orë trajneri Reja dhe stafi i tij kanë dhënë udhëzimet e fundit para sfidës vendimtare me Izraelin. Sulmuesi Myrto Uzuni u stërvit i diferencuar, pasi ka një shqetësim muskulor.

Trajneri Reja provoi disa skema taktike, që mund të përdoren në ndeshjen e nesërme, e treta në grup në Ligën e Kombeve. Pas dy ndeshjeve të para, kuqezinjtë kanë vetëm 1 pikë. Ndeshja me Izraelin fillon në orën 20:45.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë